Shërbime rregullatore

Sfida e kompanisë tonë është zgjerimi i portofolit dhe hedhja e barnave të sigurta dhe efikase në treg. Qëllimi ynë është gjetja e zgjidhjeve sa më të përshtatshme lidhur me çështjet regulatore me Autoritetet Shëndetësore, duke vlerësuar këtë drejtim si një pikë thelbësore e suksesit të kompanisë sonë. Përmes rrjetit tonë të partneritetit, në rritje të vazhdueshme, ne shërbejmë si një urë lidhëse ideale për të sjellë pranë distributorët farmaceutikë, profesionistët regulatore dhe Autoritetet Shëndetësore.

Ne ofrojmë mbështetjen tonë duke nisur nga aplikimi, nga procedura e regjistrimit për një bar të ri në treg si dhe menaxhimi ditë pas dite i çështjeve rregullatore, të çdo lloj niveli që mund të keni nevojë:

  • Informacion mjekësor dhe farmakovigjilencë
  • Aplikimet WDA (Wholesale Dealer Authorization)
  • Shërbimet “Responsible Person” (RP)
  • Shërbimet regulatore (rregjistrimi, variacionet, rinovimi i autorizimit të tregtimit)
  • Këshillimi dhe informimi me çdo ndryshim që lidhet me aspektet ligjore-rregullatore
  • Ndërlidhja me autoritetet kompetente në të gjitha aspektet e pajtueshmërisë

Në kompaninë tonë, siguria e pacientit është parësore. Për këtë arsye departamenti i farmakovigjilencës, është i disponueshëm 24/7 për menaxhimin e raportimeve të efekteve anësore që lidhen me barnat e kompanisë tonë.

Në rast përjetimi të një efekti anësor, të padëshiruar, gjatë përdorimit të një bari, ju lutemi raportoni pranë sektorit tonë të farmakovigjilencës duke përdorur kontaktet e mëposhtme:

  • E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
  • Tel: +355 4 560 1088
  • Phone: +355 69 709 3712
  • Raportimi përfshin çdo efekt anësor të mundshëm që mund të përjetoni pavarësisht nëse gjendet ose jo në fletëudhëzuesin e barit. Duke raportuar efektet anësore mund të ndihmoni në sigurimin e më shumë informacioni lidhur me sigurinë e barit.

Na kontaktoni
Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, km.10
Kashar, Tiranë 1001, Albania
Email: [email protected]
Tel: +355 69 2092 327
Na Ndiqni
   

Identifikohu