Ladival® Qumesht Mbrojtës nga Dielli Për Fëmijë

Mbrojtës nga Dielli me Përkujdesje për Lëkurën Delikate të Bebes e të Fëmijëve.

Lëkura delikate e bebeve dhe fëmijëve  është shumë më e ndjeshme se e të rriturve, prandaj ajo ka nevoja speciale në mbrojtjen nga dielli. Produktet e duhura per të vegjëlit tuaj mund ti gjeni në linjën Ladival® Për Fëmijë. Këto janë formula të pasuruara në mënyrë veçantë që të ushqejnë lëkurën e thatë tek fëmijët e të parandalojnë tharjen e saj gjatë qëndrimit në diell. Fëmijët dashurojnë të luajnë në ujë, prandaj Ladival® është veçanërisht rezistent ndaj ujit. Të gjithë produktet e linjës Ladival®  Qumësht Mbrojtës nga Dielli Për Fëmijë mbrojnë lëkurën me një kombinim cilësie të lartë filtrash organik dhe mineral që mbrojnë besueshëm ndaj acarimeve dhe dëmtive të lëkurës. Produktet e Ladival® Mbrojtës nga Dielli Për Fëmijë janë të testuara klinikisht për neurodermatitis e nuk përmbajnë parfume, ngjyrosës, konservues, emulsionues PEG, vajra silikoni ose mineral. Kështu lëkura delikate e fëmijëve nuk dëmtohet e është gjithmonë e mbrojtur optimalisht.

Këshillë: për ato që insistojnë në mbrojtjen nga dielli vetëm me produkte minerale pa filtra sintetik mund të zgjedhin Ladival® Krem Mbrojtës nga Dielli  Për Fëmijë Mikropigmente të purifikuara dhe vitaminë E.

(Kujdes: për shkak të efektit tharës të mikropigmenteve nuk rekomandohet për persona me neurodermatitis).

 

Arsye për të Zgjedhur Produktin                                                                                         

Ladival® SUN PROTECTION MILK FOR CHILDREN

  • I pregatitur veçanërisht për lëkurën delikate të bebeve e të fëmijëve.
  • Mbron menjëherë pas aplikimit.
  • I përshtatshëm për dermatit atopic
  • Pa parfume, ngjyrosës, konservues, emulsionues PEG e vajra mineral.
  • Filtra Mbrojtës UV-A / UV-B sipas rekomandimeve të BE
  • Sistem filtrash UV-A and UV-B fotostabël.
  • Super rezistent ndaj ujit
  • I testuar dermatologjikisht.

 

Identifikohu