Vlerat tona

Trimed – Një emër ku mund të gjesh mbështetje
Në qendër të suksesit të Trimed shtrihet vizioni i gjërë në biznes I cili bazohet në katër vlera themelore:

Integriteti
Ne besojmë se marrëdhëniet ku mbizotëron besimi japin dhe rezultatet me te mira. Kjo është aryeja që ne përpiqemi të fitojmë besimin e klientëve dhe partnerëve tanë. Lidhjet tona të biznesit  karakterizohen nga ndershmëria, paanshmëria  dhe integriteti. Gjithmonë do të veprojmë në një mënyrë të ndershme, të hapur dhe të sinqertë me klientët, partnerët , furnitorët, kolegët, publikun dhe qeverinë.

Kujdesi
Produktet tona prekin jetën e secilit  prej nesh dhe për këtë arsye jemi të përkushtuar për të përmbushur nevojat e vërteta të pacientëve dhe të komunitetit mjekësor. Ne punojmë së bashku me shoqatat mjekësore dhe mbështesim pacientet.  Ndershmëria dhe marrëdheniet e hapura te punës përbëjnë një element thelbësor.

Dinamizmi
Ndjekja hap pas hapi e dinamikave të tregut dhe pergjigjia në kohe ndaj nevojave dhe qëllimeve të të gjitha palevë të interesuara, (pacientë, mjekë, farmacistë dhe institucione mjekësore) është një nga faktoret në të cilën qëndron suksesi i Trimed. Ne jemi te ndërgjegjshem se per te qënë një kompani farmaceutike lider, duhet që gjithmonë të parashikojmë dhe plotesojmë nevojat e  klienteve, dhe të pergjigjemi shpejt dhe me eficencë ndaj ndryshimit të kushteve duke permbushur pritshmeritë e klientëve.

Përsosmëria
Trimed është i përkushtuar të drejtojë praktikat e biznesit drejt linjave me standartet operacionale dhe etike më të larta. Ne veprojmë nën kushte të rrepta të kontrollit të cilësisë dhe përmbushim kërkesat më të larta rregullatore bazuar në kërkesat e autoriteteve shëndetësore lider në botë.

Na kontaktoni
Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, km.10
Kashar, Tiranë 1001, Albania
Email: [email protected]
Tel: +355 69 2092 327
Na Ndiqni
   

Identifikohu