Shitjet
Ne ofrojmë shpërndarjen e produkteve në të gjithë territorin e vendit. Kompania jonë ka krijuar tashmë lidhje me të gjitha farmacitë dhe depot farmaceutike në Shqiperi. Ne furnizojmë më shumë se 1000 farmaci nga jugu e deri ne veri të Shqipërisë, qoftë me mbulim direkt apo indirekt të partnerëve tanë. Gjithashtu, për ne ka shumë rëndësi trajnimi dhe ndihma që punonjësit tanë u japin farmacistëve për cdo paqartësi mbi produktet tona. Ne informojmë për ofertat më të fundit nëpërmjet telefonit dhe vizitave 2 here/jave te të gjitha farmacitë partnere.
Shërbimet e shitjes përfshijnë:
- Menaxhimin dhe suportin në terren
- Menaxhimin e të gjitha farmacive të mëdha, depove dhe bizneseve me shumicë
- Vendosjen e marrëdhënieve të forta me partnerët
- Suport në shitje nga menaxherët në rrethe
- Mbulimin direkt të farmacive të pavarura nëpërmjet menaxherëve të territorit
- Detajimi i farmacive dhe zinxhirit të farmacive nëpërmjet tablet-ave
- Implementimi i promocioneve dhe POS (Pikë shitje)
- Kategorizimin e menaxhimit/komercializimit/pajtueshmërisë dhe auditimit
- Sigurimin e raporteve, vlerësimeve dhe përditësimit të tregut rregullisht